Ndotja e ajrit
Si të mbroheni?
Mbroni shëndetin tuaj të frymëmarrjes
Mbani maskë për të mbrojtur sistemin tuaj të frymëmarrjes( respirator) kur cilësia e ajrit është e dobët dhe shmangni aktivitetet në natyrë kur nivelet e ndotjes janë të larta!
Mbani dritaret dhe dyert të mbyllura!
Gjatë motit me ndotje të lartë, mbani dritaret dhe dyert të mbyllura për të ndihmuar në parandalimin e hyrjes së ndotësve të ajrit të jashtëm në shtëpinë tuaj.
Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe Qëndroni të hidratuar
Ushqimi i shëndetshëm i pasur me fruta dhe perime mund të ndihmojë në rritjen e sistemit tuaj imunitar, i cili mund t’ju mbrojë nga efektet negative të ndotjes!
Pirja e ujit mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi juaj dhe për ta mbajtur sistemin tuaj të frymëmarrjes të shëndetshëm!
Ushtroni brenda!
Në vend që të ushtroheni jashtë, mendoni të shkoni në palestër ose të ushtroni në shtëpi kur cilësia e ajrit është e dobët!
Konsumoni antioksidantë, vitamin C, D, zink dhe vitamina të tjera.
Ndiqni këshillat e mjekut tuaj!
Nëse keni gjendje të rënduar respiratore, siç është astma, sigurohuni që t’i ndiqni këshillat e mjekut tuaj për ta mabjtur nën kontroll gjendjen tuaj dhe për ta mbrojtur veten nga ndotja.