NËNSHKRUHET RREGULLORJA PËR VLERËSIMIN FUNKSIONAL TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME AFTËSI NDRYSHE

Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar në ndërgjegjësimin e punonjësve shëndetësorë dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore publike, kjo si përgjigje ndaj nevojave të personave me aftësi ndryshe. – theksoi ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, në ngjarjen e sotme me rastin e nënshkrimit të Rregullores për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe, e cila është përgatitur nga Qeveria me mbështetjen e UNICEF-it dhe organit nacional koordinues për implementimin e Konventës së OKB-së.

Organet profesionale, deri tani, kanë kryer mbi 2100 vlerësime, ndërsa prindërit janë liruar nga shpenzimet për kryerjen e vlerësimit.

Сподели на:

Related Posts