TRANSPLANTIMI I PARË I MËLÇISË ME SUKSES – PACIENTI LËSHOHET NË SHTËPI NË GJENDJE TË MIRË SHËNDETËSORE

Pacienti 60-vjeçar me transplant të mëlçisë po shkon sot në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Me këtë rast, në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive është mbajtur konferencë për media e ministrit të Shëndetësisë, dr.Bekim Sali, së bashku me ekipin që realizoi me sukses transplantin.

-Ky është një hap historik për shëndetësinë e Maqedonisë, me të cilin ne u cilësuam ndër sistemet më të mira shëndetësore që kryejnë me sukses transplantin e mëlçisë.

Urime ekipit që kreu këtë ndërhyrje kirurgjikale më komplekse. Falenderime të veçanta familjes së donatorit për humanizmin dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm të treguar në momentet më të vështira, kur vendosën të dhuronin një jetë të re, theksoi ministri Sali.

Сподели на:

Related Posts