Sipas nenit 55 të Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 47/2011, 136/2011, 91/2013, 164/2013, 27/2014, 112 /2014, 144/2014, 124/ 2015, 149/2015 dhe 37/2016), dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 236/22) shpallet konkurs për koordinator nacional dhe zëvendës të koordinatorit nacional për transplantim.
(1) Kandidati që aplikon për koordinator Nacional për transplantim dhe për zëvendës të koordinatorit Nacional për transplantim duhet të plotësojë këto kushte:
1) të ketë mbaruar fakultetin e mjekësisë ose fakultetin në fushën e biomjekësisë, imunologjia njerëzore ose gjenetika njerëzore, me një mesatare prej të paktën 8.0;
2) provimin e dhënë profesional për personat që kanë përfunduar shkollën e mjekësisë;
3) specializim në degën e kirurgjisë ose mjekësisë interne ose specializim në histokompatibilitet ose imunogjenetikë;
4) të paktën pesë vjet përvojë pune në specializimin përkatës, pra pesë vjet përvojë pune në fushën e transplantimit;
5) të mos i është shqiptuar masë sigurie që i ndalon ushtrimin e një profesioni, veprimtarie ose detyre;
6) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
7) Të zotëroj në mënyrë aktive gjuhën maqedonase.
(2) Nëse kandidati zgjidhet si Koordinator Nacional për transplantim respektivisht për Zëvendës të Koordinatorit Nacional për transpalntim, brenda gjashtë muajve nga përzgjedhja, ai do t’i nënshtrohet testit psikologjik dhe testit për integritet,dhe do të paraqesë dëshmi për përmbushjen e kërkesës për njohje në mënyrë aktive të gjuhës angleze,e cila vërtetohet me një nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht:
– TOEFEL – të paktën 74 pikë për kalim elektronik nëpërmjet kompjuterit, jo më i vjetër se tre vjet nga data e lëshimit;
– IELTS – të paktën 6 pikë, jo më e vjetër se tre vjet nga data e lëshimit;
- TOLES – njohuri bazë
(Foundation level);
– ILEC – e kaluar me sukses të paktën B2 (B2), Certifikatë e Kembrixhit të Anglishtes Preliminare(Cambridge Certificate of Preliminary English)– B1 (B1) dhe
– çertifikata të njohura ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze në fushën e mjekësisë.
(3) Koordinatorin Nacional për Transplantim dhe Zëvendësin e Koordinatorit Nacional për Transplantim e zgjedh Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas shpalljes së konkursit, për një periudhë katërvjeçare.
(4)Aplikimi i përgatitur personalisht,ishoqëruar me biografi të shkurtër dhe dokumentacionin për plotësimin e kushteve nga pika 1 e këtij konkursi,kandidatët mund ta dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga shpallja e konkursit në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në gazetat ditore Veçer dhe Koha,personalisht në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë ose me postë në adresën e mëposhtme: - Ministria e Shëndetësisë, rr. “Divizioni i 50”, nr. 14, Shkup. Me indikacion KONKURS për koordinator për transplantim dhe zëvendës të koordinatorit nacional për transplantim.