ME PËRKRAHJE NGA OBSH-SË DHE USAID-IT, JANË SIGURUAR MONITORË PËR PACIENTËT, MASKA ME OKSIGJEN DHE MAKINA PËR SHTYPJE POZITIVE NË KANALET E FRYMËMARRJES (VI- RAR)

Me përkrahje nga OBSH-së dhe USAID-it, janë siguruar monitorë për pacientët, maska me oksigjen dhe makina për shtypje pozitive në kanalet e frymëmarrjes (Vi- RAR) në dy nivele, me çka në mënyrë më të suksesshme do të përballemi me virusin COVID-19. “Pajisjet biomjekësore, në vlerë prej 6.244.000 denarësh, janë siguruar me përkrahje të OBSH-së dhe USAID-it, dhe do të mundësojë avancim të trajtimit dhe kujdesit për pacientët me COVID-19”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Ai shprehu falënderime për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe USAID-in për pajisjet e siguruara, me të cilat do ta përforcohet seriozisht lufta jonë kundër virusit COVID-19, duke u kujdesur për pacientët me formë të rëndë të virusit.

Сподели на:

Related Posts