ME RASTIN E DITËS SË SHËNDETIT TË GRUAS, SOT NË KUVENDIN E RMV-SË, MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI, MORI PJESË NË DEBAT PUBLIK ME DISKUTIM TË FRYTSHËM ME EKSPERTË TË FUSHËS SË FEKONDIMIT IN VITRO

Me rastin e Ditës së Shëndetit të Gruas, sot në Kuvendin e RMV-së, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, mori pjesë në debat publik me diskutim të frytshëm me ekspertë të fushës së fekondimit in vitro, sektorit joqeveritar dhe organizatave ndërkombëtare.Në fjalën e tij, ministri Sali i theksoi aktivitetet për avancimin e shëndetit të gruas dhe riprodhimit, temë e cila është e vendosur në radhë të parë si një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.Në këtë diskutim publik, përveç ekspertëve të fushës, morën pjesë edhe përfaqësues të Klubit të Deputetëve, Shoqata për Riprodhimin Human dhe Fertilizimin e Ndihmuar Biologjikisht “Deri te foshnja përmes FIV”, si dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të FAB (fekondimi i asistuar biomjekësor) në Ministrinë e Shëndetësisë.

Сподели на:

Related Posts