Ministri Bekim Sali takim me Rosana Duxhak, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe modern, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore parandaluese, përkrahja për personat me aftësi të kufizuara, buxhetimi i sektorit shëndetësor ishin disa nga temat që diskutuam në takimin e sotëm me Rosana Duxhak, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim, ndër të tjera, u diskutua për aktivitetet për trajtimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe shërbime të ndryshme për mbështetje shëndetësore dhe sociale për grupet e cenueshme si pjesë e ofrimit të shërbimeve të integruara, promovimit të ushqimit të shëndetshëm në shkolla.Falënderimi të mëdha për mbështetjen e përgjithshme në trajtimin e Covid-19, si një pikë kryesore në axhendën e agjencive të OKB-së gjatë dy viteve të fundit, e cila ka ofruar ndihmë dhe koordinim të konsiderueshëm në trajtimin e pasojave të pandemisë.

Сподели на:

Related Posts