MINISTRI I ShËDETËSISË, DR. MEXhITI, U TAKUA ME DAVIDSE, DREJTOR EKYEKUTIV PËR MAQEDONINË E VERIUT NË BORDIN E DREJTORËVE EKYEKUTIVE TË GRUPACIONIT TË BANKËS BOTËRORE NË UASHINGTON

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, u takua sot me Kun Davidse, Drejtor Ekzekutiv për Maqedoninë e Veriut në Bordin e Drejtorëve Ekzekutivë të Grupacionit të Bankës Botërore në Uashington. U diskutua mbi situatën në sektorin e shëndetësisë dhe mënyrat për përmirësimin e tyre.Në takim, ministri Mexhiti vuri theksin mbi sfidat me të cilat përballet dhe riafirmoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar me grupacionin e Bankës Botërore në Uashington dhe për t ‘i trajtuar ato.Banka Botërore mbështeti vendin tonë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 dhe vazhdon të avokojë për avancimin e kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut.Gjithashtu në takim ata diskutuan për rëndësinë e strategjinë e promovimit të kapitalit njerëzor, të cilin Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka zhvilluar në bashkëpunim me Bankën Botërore, si dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Сподели на:

Related Posts