MINISTRI I SHËNDETËSIS BEKIM SALI U TAKUA ME DREJTORIN E BANKËS BOTËRORE NË VEND, MASSIMILIANO PAOLUCCI

Ministri i shëndetësis Bekim Sali u takua me drejtorin e Bankës Botërore në vend, Massimiliano Paolucci, me të cilin diskutuan për aktivitetet e vazhdueshme për menaxhim më të suksesshëm të krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit.
Mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të Bankës Botërore në realizimin e projekteve vijuese, përfshirë reformën në kujdesin e shëndetësisë primare për zhvillimin e një modeli për ndryshime sistemore, me qëllim të përforcimit MSHP-së. U dakorduan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve për përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Сподели на:

Related Posts