MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI, E PRITI SOT AMBASADORIN E SPANJËS NË SHKUP, JOSE LUIS LOZANA GARCIA

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, e priti sot ambasadorin e Spanjës në Shkup, Jose Luis Lozana Garcia, me të cilin diskutoi për disa tema të rëndësishme për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona. Në veçanti u diskutua për krijimin e grupeve të punës që të thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve për programin për transplantim
Në takim u propozua të ketë memorandum bashkëpunimi si dhe binjakëzim spitalesh, me qëllim këmbimin e përvojave dhe dijes që do të jetë në shërbim të pacientëve.
Mes tjerash, ministri Sali e njoftoi Ambasadorin për gjendjen me pandeminë, si dhe me angazhimin e tij për ndërtimin e qendrës së re klinike.

Сподели на:

Related Posts