MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI, E VIZITOI NËNËN E RE NGA UKRAINA, OKSANA,

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, e vizitoi nënën e re nga Ukraina, Oksana, e cila në Spitalin Gjinekologjiik të Çairit e solli në jetë një vajzë me peshë 3.890 kg dhe të gjatë 54 cm. Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta.Në bashkëbisedimin që pati Ministri me Oksanën, ajo u shpreh se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. Ministri Sali i uroi asaj dhe foshnjes së saj shëndet dhe çaste të lumtura në jetë.

Сподели на:

Related Posts