Sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pati fjalim në manifestimin e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.- Në drejtim të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kuadrove, për herë të parë këtu, në Universitetin Shtetëror në Tetovë, po e prezantojmë programin e ri për specializim për mjekësi familjare. Ky është investim afatgjatë, i cili do të sjellë kuadër profesional në këtë fushë specializimi, – deklaroi Sali. Gjithashtu shtoi se ka filluar zgjerimi i veprimtarisë së Spitalit Klinik të Tetovë për zbatimin e kujdesit shëndetësor specialisto-konsultativ dhe spitalor në nivelin sekondar në fushën e kirurgjisë torakale, si dhe zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni për zbatimin e kujdesit shëndetësor specialisto-konsultativ në nivel të mesëm në fushën e mjekësisë nukleare.- Paralelisht me këto risi, së bashku me menaxhmentin e Spitalit Klinik të Tetovës, po punojmë në gjetjen e mundësive për zgjerim të hapësirave, rehabilitim dhe forcim të kapaciteteve të objektit, si dhe zgjerim të ekipit mjekësor për plotësimin e nevojave shëndetësore të popullsisë së këtij rajoni, – theksoi në fund të fjalës së tij ministri Sali.
/**
*/