Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me ambasadorin e Republikës së Italisë,Andrea Silvestri dhe Arthur Ajvazov nga Zyra e UNICEF-it, sot morën pjesë në dorëzimin e pjesës së parë të ndihmës direkte nga Republika e Italisë, e cila përbëhet nga 250 mijë doza vaksine kundër COVID- 19 nga prodhuesi Pfizer. -Shpreh mirënjohjen time të thellë qeverisë italiane për mbështetjen e saj në luftën kundër COVID19, e cila është sfida jonë e përbashkët. Kjo dërgesë me vaksina është shpërndarë në Institutin e Transfuziologjisë, ndërsa pjesa e dytë mbërrin pas dy ditësh, informoi ministri Sali gjatë dorëzimit.
/**
*/