MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI, SOT MORI PJESË NË CEREMONINË E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Me këtë rast, në fjalën e tij, ministri Sali theksoi: “Sot kam kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga të cilët numri më i madh janë të Fakultetit të Mjekësisë. Duke ju uruar për suksesin, mund t’ju them se pas shumë viteve diskriminim ndaj të diplomuarve të mjekësisë në Universitetin e Tetovës, tashmë diploma e mjekut të USHT-së do të vlejë njësoj në llogaritjen e pikëve në konkurset për specializime”.Duke folur për ndihmesën që ka ofruar Ministria e Shëndetësisë për studentët e mjekësisë, ai e theksoi hapjen e programit të ri të specializimit për mjekësi familjare, mundësinë që 50 të diplomuarit më të suksesshëm ta kenë vendin e punës të garantuar, si edhe bursat për specializimet e gjinekologjisë dhe pediatrisë.”Duke i përmbushur këto mundësi, mendoj se e kemi arsyetuar dhe përmbushur edhe detyrën tonë pse jemi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Uroj që këso mundësi të kenë edhe studentët dhe të diplomuarit e tjerë, sepse fundja suksesi ynë në qeveri nuk do të matet me dekadat e kaluara në pushtet, por me detyrat e realizuara gjatë atij pushteti.”, përfundoi ai.

Сподели на:

Related Posts