Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot pati një takim konstruktiv me drejtorin e Spitalit Klinik në Tetovë, Dr. Amir Elezi, me të cilin u bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohet spitali dhe planet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të kushteve për trajtimin e pacientëve, nga njëra anë, dhe statusin e profesionistëve shëndetësorë, në anën tjetër. Ministri Sali mori pjesë edhe Kolegiumin Profesional, ku së bashku me stafin mjekësor u diskutua për gjendjen aktuale me COVID-19, por edhe për hapat e ardhshëm që po ndërmerren për një funksionim më të suksesshëm të Spitalit të Tetovës. Ministri Sali i vizitoi edhe ambientet ku po zhvillohen aktivitete për hapjen e një qendre të re për fëmijët me autizëm, projekt që po zhvillohet në bashkëpunim dhe me mbështetje të Ambasadës Bullgare, për të cilin – ai tha – se “jemi falënderues për ndihmën e vazhdueshme në sistemin tonë shëndetësor”.
/**
*/