Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot pati takim me punonjësit e Repartit të Dhurimit të Gjakut të Institutit të Mjekësisë Transfuzive.- Me kënaqësi pranova letrën e falënderimit dhe besoj se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për avancimin e dhurimit të gjakut në vend. I falënderoj për përpjekjet dhe sakrificën e tyre të deritanishme, – theksoi gjatë takimit ministri Sali.
/**
*/