Vitin po e fillojmë me një ngjarje të bukur – një foshnjë e gjinisë mashkullore, i shëndetshëm, erdhi në jetë në Klinikën e Gjinekologjisë vetëm një minutë pas mesnate në vitin e ri 2023. Pesha e foshnjës është 3720 g, gjatësia 51 cm dhe ai është fëmija i parë në familje.
– Nënës dhe foshnjës i uroj shëndet të plotë, suksese, gëzime dhe fëmijëri të lumtur e të buzëqeshur. Ju uroj një vit të suksesshëm të gjithë qytetarëve, ndërsa veçanërisht dua t’i falënderoj të gjithë punonjësit shëndetësorë për punën fisnike. Ju dëshiroj një vit të lumtur dhe të suksesshëm në vitin 2023. – tha ministri, Bekim Sali, gjatë vizitës së sotme në KGJA te foshnja e parë e lindur këtë vit.