MINISTRI SALI ISHTE PËR VIZITË NË SHTËPINË E PENSIONISTËVE NË ÇAIR

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot ishte në Shtëpinë e Pensionistëve në Çair, ku përveç vizitës kishte mundësi edhe të bashkëbisedojë me pensionistët për gjendjen e tyre shëndetësore.

– Për fat të keq, aty ka njerëz të moshuar që janë në gjendje të rënduar shëndetësore, që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por jo vetëm, që janë detyrim i yni për t’u kujdesur, – u shpreh gjatë kësaj vizite ministri Sali.

– Ne, si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, por edhe përgjithësisht si shoqëri, e kemi për detyrim të kujdesemi për të gjithë, por në veçanti për të moshuarit, sepse ata – përveç që e meritojnë respektin tonë të pakufishëm – njëherazi edhe kanë nevojë më shumë për ndihmën tonë, – shtoi ai.

Сподели на:

Related Posts