KONFERENCË DYDITORE ME RASTIN E NJË VJETORIT TË QEVERISJES – DIGJITALIZIMI DHE MODERNIZIMI NË SHËNDETËSI, FOKUSI NË REFORMAT E KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR

Në konferencën dyditore me rastin e një vjetorit të qeverisjes  ,u mbajt një seancë paneli me temë   „Politikat sociale dhe shëndetësore në kohë krize“,në të cilën u debatuan efektet e masave kundër krizës, vendosjen  e metodologjive të reja për rritje, si dhe politikat shëndetësore në të kaluarën dhe këtë vit.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Bekim Sali theksoi rëndësinë e digjitalizimit dhe sa mund të kontribuojë në përmirësimin e sistemit shëndetësor,me fokus të veçantë reformat në kujdesin primar shëndetësor, të cilat janë ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën e kaluar dhe në të njëjtën kohë janë pjesë nga strategjia e Ministrisë për periudhën 2021-2030.

– Tashmë është përgatitur dhe promovimi është në fazën përfundimtare aplikacioni për celular dhe portali për pacientët „ Shëndeti im “.Përmes portalit dhe aplikacionit në celular, çdo qytetar do të ketë mundësinë të shikojë të dhënat e tij nga sistemi nacional  Termini im.

 Qasja do të jetë i vetmi profil nga portali për shërbimet elektronike. Ndër investimet më të rëndësishme të realizuara vitin e kaluar, dua të veçoj fuqizimin me pajisje të reja diagnostikuese , si furnizimi  me  pajisje diagnostikuese bashkëkohore  për 14 institucione shëndetësore publike, për të cilat është në proces instalimi, janë siguruar në bashkëpunim me Bankën Botërore, vlera totale e këtij investimi është 13.6 milionë euro.

Me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bankës Botërore, ka filluar  edhe procesi ambicioz për reformën në sistemin e kujdesit  shëndetësor primar , me  qëllim  për të modernizuar dhe sjellë atë në epokën digjitale, për të integruar shërbimet me fusha të tjera të sistemit shëndetësor dhe për të riorientuar qasjen për t’u fokusuar në shërbimin ndaj komuniteteve dhe pacientëve vend që të mjekojë sëmundjet,theksoi ministri Sali.

Në panel diskutimi mori pjesë edhe këshilltarja  e Presidentit të Qeverisë, dr. Ana Daneva Markova, foli për mekanizmat e Qeverisë për të përshpejtuar qasjen deri te barnat e reja dhe për shëndetin dhe kujdesin shëndetësor të nënës dhe të porsalindurit në vendin tonë.

Сподели на:

Related Posts