MINISTRI SALI MORI PJESË NË NGJARJEN E ORGANIZUAR NGA UNIONI I SHOQATAVE TË INFERMIEREVE

Respekte të thella për gjashtë infermieret që u dekoruan sot pas vdekjes, për sakrificën e tyre”, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në ngjarjen e organizuar nga Unioni i Shoqatave të Infermiereve me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë dhe në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermiereve, duke iu referuar atyre që e kanë humbur jetën në pandeminë e COVID-19 duke u kujdesur për pacientët dhe duke ia shpëtuar jetën dikujt tjetër.“Kam nderin që sot në Parkun e Qytetit shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermiereve- Teknikëve. Me moton e këtij viti “Zëri që prin” edhe njëherë theksoj rëndësinë e tyre në sistemin shëndetësor, ndërsa përvoja, aftësia dhe njohuritë na duhen për të krijuar bashkërisht politika për ta avancuar statusin e infermierëve dhe njëkohësisht kjo do të thotë pacientë më të kënaqur,” porositi ministri Sali në ngjarjen e organizuar nga Unioni i Shoqatave të Infermiereve në Parkun e Qytetit.

Сподели на:

Related Posts