MINISTRI SALI NË FORUM NË TIRANË KUSHTUAR SHËNDETIT DHE MIRËQENIES SË TË RINJVE NGA BALLKANI PERËNDIMOR

MINISTRI SALI NË FORUM NË TIRANË KUSHTUAR SHËNDETIT DHE MIRËQENIES SË TË RINJVE NGA BALLKANI PERËNDIMOR

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, mori pjesë në forumin kushtuar shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Tiranë, Shqipëri organizuar nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropë dhe zyra përfaqësuese e UNFPA-së, si dhe organizata rinore nga vendi.

– Pandemia e COVID-19 na ka treguar se të rinjtë janë partnerët tanë në mbrojtjen e shëndetit, ndërsa ndër temat kryesore aty ishte angazhimi i të rinjve dhe vendimmarrësve në çështje nga fusha e shëndetësisë, qasja në shërbimet shëndetësore, shëndeti seksual dhe riprodhues, pabarazitë sociale, si dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor.

Studimet tregojnë se ndikimi i Covid-19 në shëndetin mendor të adoleshentëve është alarmant dhe 30 për qind e tyre kanë simptoma mesatare serioze deri në të rënda të depresionit. Organizatat rinore kanë një rol të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes dhe këshillimit për shëndetin mendor tek popullata e re, theksoi ministri Bekim Sali në fjalimin e tij në forum.

Në margjinat e Forumit, Ministri Sali pati takim bilateral me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, dr. Ogerta Manastirliu,

Në prag të takimeve ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim u theksua nevoja për ndryshime në Marrëveshjen ndërmjet shteteve në fushën e shkencave mjekësore, në fushën e digjitalizimit, farmacisë, shkëmbimit të përvojave mes mjekëve dhe bashkëpunimit mes dhomave të të dyja vendeve.

Сподели на:

Related Posts