Ministri i Shëndetësisë, dr.Bekim Sali, realizoi takim pune me kryetarin e Shoqatës “Hrabro Srce”, z. Vasko Joleski dhe drejtorin e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë Shtetërore, prof. dr. Sashko Jovev. Në takim u diskutua për sfidat e pacientëve me mbështetje të qarkullimit mekanik të implantuar të zemrës, si dhe sigurimi i kushteve për kryerjen e transplantit të zemrës për pacientët me mbështetje mekanike, por edhe përjashtimi nga participimi për shërbimet shëndetësore që lidhen me sëmundjen kronike ishin pjesë e temave për të cilat ka përkushtim të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve në interes të pacientëve.
/**
*/