Arsyeja e vizitës së sotme të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, ishte rikonstruksioni i pjesës spitalore në Klinikën e Nefrologjisë të saj, në katin e tretë, me sipërfaqe prej 650 м2, e cila përfshin ndërrimin e pjesës së çatisë, rikonstruksionin e gjithë repartit dhe blerjen e shtretërve të rinj spitalorë.
Me këtë përfundon rikonstruksioni i gjithë hapësirës së Klinikës prej 1.400 m2 gjithsej, i ndarë në 2 kate.
Gjithashtu është bërë zëvendësimi i plotë i aparaturave të reja të Nefrologjisë, ndërsa është blerë aparatura e re e hemodializës.