MINISTRIA E SHËNDETËSISË SOT NJË PREZANTIM PUBLIK NË PLATFORMËN WEB „E-SHËNDETËSIA”

Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Dr. Fatmir Mexhiti, mbajti sot një prezantim publik në platformën web “E-Shëndetësia”, të zhvilluar nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, me mbështetjen e UNICEF dhe USAID. 

– Në platformën e re E-Shëndetësia, e cila do të jetë faqja zyrtare e Drejtorisë për shëndetësi elektronike “Termini Im”, do të jenë në dispozicion të gjitha informacionet dhe të rejat që lidhen me proceset digjitale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fushën e imunizimit, sepse sot fillon Java Ndërkombëtare e Imunizimit. E-Shëndetësia gjithashtu ka një seksion të veçantë kushtuar imunizimit, i cili lejon prindërit, kujdestarët dhe publikun e gjerë të kenë qasje në të gjitha informacionet në lidhje me vaksinat e rregullta për fëmijët, në një vend, tha ministri Mexhiti në fjalën e tij.Ne ju inkurajojmë të gjithëve që ta përdorni këtë platformë si një mjet dhe ta rekomandoni atë si një burim për qasje të lehtë në informacionin e verifikuar.

Link:
https://e-zdravstvo.mk

Сподели на:

Related Posts