Kongresi i sotëm Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore,Teknologjike dhe Natyrore, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Trakya Üniversitesi, Epoka University dhe Kolegjin AAB, që mbahet këtu në USHT në Tetovë, është mundësi e shkëlqyer dhe mbështetje e ndërsjellë e këtij lloji të ngjarjeve shkencore, që e zhvillon dhe inkurajon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mjekësisë, me të vetmin qëllim për kujdes më të mirë shëndetësor ndaj pacientëve, që është sfida jonë e përbashkët”, tha ministri Bekim Sali në fjalimin e tij hyrës në kuadër të kësaj ngjarjeje. “Me këso lloje ngjarjesh profesionale, bashkërisht, kontribuojmë në afirmimin e shkencave mjekësore për përballimin dhe tejkalimin e të gjitha sfidave shëndetësore lokale, rajonale dhe globale”, theksoi ministri Sali në kuadër të këtij kongresi ndërkombëtar.
/**
*/