Përforcimi me pajisje të reja mjekësore në Klinikën e Kardiologjisë, të siguruara me mbështetje nga World Medical Relief USA dhe diaspora maqedonase nga SHBA, ishte arsyeja e vizitës së sotme në kuadër të shënimit të 29 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Zemrës.
Pajisja ka vlerë të përgjithshme prej 567.800 dollarë, për të përforcuar më shumë klinika universitare dhe është vendosur në repartin e kujdesit intensiv, në sallat e angiografisë dhe në shumë reparte spitalore, ndërsa përbëhet nga: koncentratorë të oksigjenit, aparate për sterilizimim, kauter, maska të oksigjenit, aparate për ventilim joinvaziv, si dhe mobilie të ndryshme, karroca dhe materiale harxhuese, – tha Sali në kuadër të vizitës në Klinikën Universitare të Kardiologjisë.