Angiograf i ri bashkëkohor është instaluar dhe është lëshuar në përdorim në Spitalin e Specializuar për Parandalimin, Trajtimin dhe Rehabilitimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare në Ohër.
Me këtë angiograf përmirësohet cilësia e shërbimeve shëndetësore repartin e kardiologjisë intervenuese. Për këtë qëllim janë siguruar mjete nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 30 milionë denarësh, – tha ministri Sali gjatë vizitës në këtë institucion.
Vizita në këtë spital është në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Zemrës, që këtë vit shënohet në moton “Përdore zemrën tënde për të gjitha zemrat e tjera”, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta me qëllim të parandalimit dhe zbulimit në kohë të sëmundjeve kardiovaskulare.