Simpoziumi i tretë i Shoqatës Neurologjike Maqedonase dhe Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Seksionit të Infermierisë në këtë fushë, i cili i kushtohet risive në trajtimin dhe kujdesin e pacientëve neurologjikë. Në këtë simpozium ishte i pranishëm dhe mori fjal ën edhe ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti.
– Kolegët e mi në ligjëratat e tyre trajtuan një numër temash aktuale, duke përfshirë sëmundjet neurodegjenerative, faktorët e rrezikut për sëmundjet cerebrovaskulare, si dhe parandalimin e tyre, temat në fushën e sklerozës së shumëfishtë, epilepsisë dhe tema të tjera të rëndësishme. Veçanërisht vlen të përmendet se një seancë e simpoziumit u kushtohet neurologëve të rinj. Kjo është e ardhmja e zhvillimit të këtij specialiteti dhe e ardhmja e sistemit shëndetësor, theksoi Mexhiti në këtë Simpozium.