SOT MINISTRI SHËNDETËSISË BEKIM SALI E VIZITOI UNIVERSITETIN SHTETËROR TË TETOVËS, ME Ç’RAST U TAKUA ME U.D. REKTORIN PROF. DR. RESHAT QAILIN

Sot ministri shëndetësisë Bekim Sali e vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës, me ç’rast u takua me U.D. rektor të e kësaj vatre të arsimit të lartë shqip, Prof. Dr. Reshat Qailin.Gjatë takimit biseduan për mundësitë e zhvillimit dhe avancimit të veprimtarisë së Fakultetit të Mjekësisë në këtë universitet dhe Klinikës Universitare të Tetovës, si dhe për nevojën e zgjerimit të hapësirave të tyre. “Në kohën kur shëndetësia e gjithë botës është sfiduar nga detyrimet bashkëkohore të pandemisë, sigurisht që edhe UT-ja synon të përshtatet me kërkesat e kohës, për t’u përgjigjur kështu ndaj asaj që është bërë detyrim institucional që na obligon të gjithëve”, deklaro ministri Sali.Ministri Sali u zotua se do të jetë në shërbim të kësaj qendre arsimore e kësaj klinike, siç u bëhet shërbim edhe të gjitha institucioneve të tjera të këtilla dhe qytetarëve, në përgjithësi.

Сподели на:

Related Posts