SOT U HAP QENDRA E RE PËR SHËNDETIN MENDOR NË SPITALIN E PËRGJITHSHËM TË KOÇANIT

Në prag të shënimit të 10 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali,bashkë me Përfaqësuesen Speciale dhe Shefen e Zyrës së OBSH-së në Shkup, dr.Ane Johanesen, sot e hapën Qendrën e re për Shëndetin Mendor në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, që do të ketë veprimtari të zgjeruar.

Qendra e re në spitalin e Koçanit është rinovuar tërësisht dhe investimi është rreth 15 mijë euro. Ajo do të punojë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për t’u ofruar qytetarëve kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për shëndetin mendor.

Përndryshe, këtë vit Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor shënohet nën moton „Ta bëjmë shëndetin mendor si prioritet global për të gjithë“, duke theksuar nevojën për t’i dhënë përparësi kujdesit për shëndetin mendor po aq sa edhe për shëndetin fizik. – deklaroi me këtë rast ministri Sali.

Сподели на:

Related Posts