TAKIM PUNE I MINISTRIT BEKIM SALI ME DREJTORIN E ZYRËS SË BANKËS BOTËRORE NË VEND, MAKSIMILIANO PAOLUÇI

Çaste nga takimi i punës së ministrit Bekim Sali me Drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në vend, Maksimiliano Paoluçi, me ç’rast u diskutua zbatimi i projektit për menaxhimin emergjent të COVID-19, duke theksuar përfitimet e përdorimit të fondeve të kredisë.Në të vërtetë, me këto fonde u krijuan qendra rajonale të pajisura për COVID-19, të cilat kanë mundësuar hospitalizimin e pacientëve me COVID- 19 në momentet kur nevojiteshin ambiente shtesë spitalore, janë blerë barna dhe pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve me COVID- 19, janë bërë edhe teste të shpejta antigjene, si dhe aktivitete të tjera për menaxhimin e virusit COVID- 19. Në takim u ra dakord për zbatimin e mëtejshëm të këtij projekti në fushën e shëndetësisë.Gjithashtu u diskutua edhe për Draft Strategjinë për Kapitalin Njerëzor 2022-2030, të miratuar nga Qeveria që ka për qëllim forcimin dhe avancimin e kapitalit njerëzor për zhvillim gjithëpërfshirës

Сподели на:

Related Posts