Në takimin e sotëm të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, e zëvendësministrit, Vladimir Rendevski, me kryetarët e Odës së Mjekëve dhe Stomatologëve, përfaqësuesit e shoqatave të mjekëve të kujdesit primar, stomatologëve primarë dhe gjinekologëve nga kujdesi shëndetësor primar, si dhe ekspertët e FSSH-së, me të cilët do të zhvillohet dialogu teknik.Në takim janë shqyrtuar disa nga sfidat që do të diskutohen në detaje në kuadër të grupeve të punës. Njëkohësisht u përshëndet iniciativa e përbashkët e shoqatave dhe u shpreh mbështetje për dialog të mëtutjeshëm të përbashkët, duke arritur zgjidhje reciproke të pranueshme që do ta avancojnë gjendjen financiare të institucioneve private shëndetësore, si dhe thjeshtësimin e punës së tyre, me qëllim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar, si dhe marrjen e kujdesit shëndetësor më të mirë për pacientët.
/**
*/