TAKIMI I MINISTRIT TË SHËNDETËSISË BEKIM SALI DHE ZËVENDËSMINISTRIT VLADIMIR RENDEVSKI ME GRUPET PUNUESE TË KRYETARËVE TË ODËS SË MJEKËVE DHE STOMATOLOGËVE

Në takimin e sotëm të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, e zëvendësministrit, Vladimir Rendevski, me kryetarët e Odës së Mjekëve dhe Stomatologëve, përfaqësuesit e shoqatave të mjekëve të kujdesit primar, stomatologëve primarë dhe gjinekologëve nga kujdesi shëndetësor primar, si dhe ekspertët e FSSH-së, me të cilët do të zhvillohet dialogu teknik.Në takim janë shqyrtuar disa nga sfidat që do të diskutohen në detaje në kuadër të grupeve të punës. Njëkohësisht u përshëndet iniciativa e përbashkët e shoqatave dhe u shpreh mbështetje për dialog të mëtutjeshëm të përbashkët, duke arritur zgjidhje reciproke të pranueshme që do ta avancojnë gjendjen financiare të institucioneve private shëndetësore, si dhe thjeshtësimin e punës së tyre, me qëllim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar, si dhe marrjen e kujdesit shëndetësor më të mirë për pacientët.

Сподели на:

Related Posts