Zëvendësministrja e Shëndetësisë, dr. Maja Manoleva, ka zhvilluar një takim zyrtar me Dr. Ane Johansen, Përfaqësuese Speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup. Në takim u diskutua për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë, sipas marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit në fushën e kujdesit parësor shëndetësor, shëndetit mendor, sëmundjeve jo të transmetueshme, kujdesit perinatal, imunizimit, dixhitalizimit në sistemin shëndetësor, si dhe aktivitetet që do të zbatohen në periudhën në vijim, përfshirë nismën për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në të njëjtën kohë, zëvendësministrja Manoleva shprehu mirënjohje të veçantë për OBSH-në për mbështetjen e gjithanshme të OBSH-së në zbatimin e reformave në shëndetësi dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm.