TAKIMI PUNE I SHOQATËS NACIONALE TË INFERMIEREVE, TEKNIKËVE DHE AKUSHEREVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT ME MINISTRIN DR. SALI DHE ZËVENDËSMINISTRIN E SHËNDETËSISË, DR. RENDEVSKI

U mbajt takim pune i përfaqësuesve të Shoqatës Kombëtare të Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ministrin dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë, Dr. Sali dhe Dr. Rendevski, në të cilën u diskutuan çështjet thelbësore në fushën e infermierisë. Një nga prioritetet është që është duke u hartuar Ligji për infermierinë, i cili do t’i rregullonte problemet e shumta që janë akumuluar në vitet e fundit. Ministria e ka udhëzuar Shoqatën që të punojë së bashku me shërbimin juridik në mënyrë që të miratohet sa më shpejt. Njëkohësisht, ministri Bekim Sali dhe zëvendësministri Vlladimir Rendevski shprehën falënderime për të gjithë infermieret për menaxhimin me sukses të krizës me COVID-19 .

Сподели на:

Related Posts