TARAIVARI: PO RRITET NUMRI I PACIENTËVE QË JANË TË GATSHËM TË KTHEHEN NGA JASHTË

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, në deklaratën e sotme për mediat informoi se sot edhe 5 pacientë do të kthehen nga jashtë, prej të cilëve 4 nga Spanja dhe një nga Greqia, dhe tashmë po rritet numri i pacientëve që janë të gatshëm për t’u kthyer.

“Lajm i mirë është që po ulet numri i pacientëve që trajtohen jashtë vendit. Aktualisht janë 113 pacientë, ndërkohë që dje u kthye një pacient nga Serbia dhe një paciente nga Bullgaria. Pacientët që kthehen sot do të jenë nën mbikëqyrje 24-orëshe sipas protokollit. Nëse konsiliumi i mjekëve vendos që mund të lirohen, ata do të dërgohen në trajtim shtëpiak ose do të vazhdojnë trajtimin në një nga klinikat tona. Janë paralajmëruar edhe 4 pacientë të tjerë për t’u kthyer, por për këtë do të japim informata shtesë nesër. Deri në fund të ditës, 108 pacientë do të vazhdojnë trajtimin jashtë vendit. Shpresoj që deri në fund të javës të kemi edhe më shumë pacientë që do të kthehen,” tha ministri Taravari.

Aktualisht, në spitalet e vendit po trajtohen 23 pacientë, prej të cilëve 4 në Qendrën Klinike (2 në kirurgjinë plastike dhe 2 në toksikologji), 6 pacientë në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 8 në Spitalin e Përgjithshëm “9 Shtatori”, prej të cilëve njëri është gati për t’u liruar, dhe në Sistina janë 4 pacientë. Të gjithë këta pacientë janë në gjendje stabile dhe të mirë.

Сподели на:

Related Posts