Dr. Sead Zejnel

MJEKU YT- Dr.Sead Zejnel, specialist- internist në Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji.

Profesionistët me arritjet më të larta nga Fakulteti i Mjeksisë në Shkup sikurse që ishin shumë profesorë, asistentë dhe mentorë, më mundësuan ngritjen time profesionale në medicinë, sëpari duke fituar titullin doktor i medicinës dhe pastaj duke përfunduar specializimin në degën e Mjeksisë Interne.
Si specialist i nivelit terciarë të shëndetësisë, në Klinikën Univerzitare për Pulmologji dhe Alergologji, pikëpamjet e mija për mjeksinë, edhepse kalojnë në prizmën e një mjedisi akademik në të cilin po punoj, në përmasa të njejta ato formohen nga praksa klinike e përditshme. E njëjta hapsirë cila kërkon punën ekipore, në të cilën bashkpunimi dhe mbështetja nga kolegët mundësuan që aftësitë e mija profesionale të pasurohen në vazhdimsi. Duke pasur mundësinë të punoj në fushën e pulmologjisë, drejtim i cili momentalisht është duke parë një përparim galopues, duke praktikuar mjeksinë të bazuar në fakte, mundohem të mos i harroj asnjëherë vlerat e lashta të profesionit të mjekut të cilat janë të vjetra që tre mijë vjet, e ato janë empatia dhe dhembshuria.
Besoj në mjeksinë moderne, por me një qasje njerëzore. I kapluar nga frika dhe dhimbja, personi i sëmurë bëhet më tepër se sëmundja e tij. Si rrjedhojë e kësaj, vëmendja, respekti dhe kujdesi për çdo pacient si një qenie njerëzore e veçantë, mendoj se është një ilaç pa përkufizim kohorë.
Asnjë kënaqësi nuk është e ngjajshme sikurse ndjenja që të përmbush kur i ndihmon një të sëmuri, gjë që më bën të ndjehem jashtzakonisht i privilegjuar si mjek.

Сподели на: