Dr. Irfan Ahmeti

MJEKU YT: Irfan Ahmeti, specialist internist, subspecialist endokrinolog në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë – Shkup

Profesioni i mjekut për mua është profesion hyjnor. Është një ëndër e shfaqur që në fëmijëri. Të shpëtosh jetën e një të sëmuri, të largojsh dhimbjet, ankthin dhe vuajtjet e të semurit, të parandalosh përhapjen e sëmundjes dhe komplikimet e mundshme, ka qenë nje dëshirë e një nxënësi shembullor por edhe e familjes dhe rrethit. Rruga e arritjes deri te diploma e mjekut ka qenë plot sakrifica, por, edhe krenari që nga momenti i dhënies së Betimit te Hipokratit. Të ushtrosh detyrën e mjekut nuk është vetem profesion, është edhe bashkëpunim me pacientin me qellim te perbashket ruajtjen e shendetit dhe mirëqenien e tij. Jo rrallë kënaqësia e përbashkët është kur bashkërisht caktojmë detyrat dhe arrijm suksesin në mjekimin por edhe parandalimin e pasojave të mundshme. Ngritja e nivelit të edukimit shëndetësor për popullatën, edukimit të studentëve si dhe mjekëve të ardhshem është nje mision qe e bej me plot kenaqesi. Kënaqësia ime më e madhe është kur gjeneratat e reja te mjekëve më përshëndesin me plot respekt, ashtu siq e kam pasur edhe une per mesuesit e mi.
Profesioni i mjekut gjithësesi kërkon përkrahjen e familjes dhe miqve pa të cilët arritjet e mia peronale nuk do të kishin vlerë.

Сподели на: