Dr. Igor Isjanovski

Mjeku Yt: Dr.Igor Isjanovski specialist okulist nga Klinika për sëmundje të syve

Vendimi im për tu bërë mjek është nxitur më së shumti nga vlerat të cilat mi mësoi feja dhe familja ime. Sa do që kjo duket rëndë, e përgjegjshme dhe sa do që të tjerët të më thonin dhe më bindnin se ky është një profesion që kërkon përkushtim, mund dhe sakrificë, që në fëmijëri në mua vlonte dëshira për tu bërë mjek.
Dëshira ime u bë realitet falë besimit në vetvete, netët e gjata pa gjum mbi libër, si dhe mbështetja nga familja ime.
Kur vendosa të bëhem mjek, nuk e dija me të vërtetë se çka do të thotë kjo. Asnjehërë nuk i kisha parashikuar ndjenjat e pabesueshme, të cilat për herë të parë i ndjeva kur drejtpërdrejt ndikova në jetën e dikujt për të mirë, por as dhimbjen e thellë që u paraqitën tek unë kur pacienti nuk bëhej më mirë.
Çdo ditë është dhuratë për të pasur mundësi të kujdeseni për pacientët në kohërat e tyre më të vështira. Përkundër stresit, orëve të gjata të mungesës nga shtëpia dhe nga familja, asnjëherë nuk mundem të imagjinoj të punoj profesion tjetër.
Punoj në departamentin për oftalmologji pediatrike dhe në kabinetin për ROP për foshnja të lindura para kohe, që është përgjegjësi edhe më e madhe, sfidë, por do të thoja edhe privilegj, sepse buzëqeshja e tyre është më e sinqerta dhe më falenderuesja.
Nuk ka ndjenjë më të mirë kur ja përmisoj ose kur ja kthej mprehtësinë vizuale ndonjë fëmiu, njejtë sikur i’a kam dhuruar gjithë botën.
Është kjo ndjenjë që më çon drejt profesionit të cilin e përjetoj si mënyrë jetese dhe jo si punë.
Gjithashtu, kënaqësi e madhe për mua është edhe edukimi i mjekëve të ardhshëm ashtu siç më edukuan mua profesorët dhe asistentët e mi. Kam patur fatin që të kem mësues të mirë t.a profesor, të cilët gjatë viteve të edukimit jo vetëm që më mësuan artin dhe aftësitë e mjekësisë, por edhe diçka më të rëndësishme, atë se si të jem mjek.
I falenderoj për këtë.
U bëra mjek sepse dëshiroja të bëj ndryshim në jetën e njerëzve.
Dy fjalë: profesionalizëm, përkushtim.

Сподели на: