Dr. Drita Bislimi

Profesioni mjekësor për mua është jo vetëm percaktim profesional, por edhe përkushtim, sakrifice dhe të kuptuarit e njerëzve me të brishte të cilët me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Me kete profesion jam njohur qe ne moshen time me te mitur edhe ate gjithmone duke I admiruar prinderit e mi , te cilet palodhshem dhe ne vazhdimesi perpiqeshin te japin kontributin e tyre te ndejkur pikerisht nga I njejti profesion. Kisha fatin te edukohem nga profesore eminent te Fakultetit te Mjekesise ne Shkup ku diplomova dhe kryva specijalizimin ne degen e mjekesise interne, ndersa momentalisht vijoj edhe ne supscecijalizim ne degen e gstroenterohepatologjise. Fat edhe me te madh konsideroj ate qe punoj ne Repartin e Gastroenterohepatologjise prane Spitalit te Qytetit “ 8 Shtatori” , ku me eshte dhene mundesia te profilohem ne drejtimin tim dhe te jap maksimumin ne angazhimin profesional. Te jesh deshmitar ne permiresimin e gjendjes shendetesore ose ne mjekimin e nje te semuri eshte dhurata me e cmuar per nje profesionist. Andaj, ideali I cdo mjeku, pra edhe I imi, eshte te mundohem te jap pacienteve te mi tretmanin me bashkekohor dhe me te duhur nga njera ane, ndersa nga ana tjeter te percjell diturine dhe pervojen time kolegeve te mi te ardhshem. Vetem me dashuri te madhe ndaj ketij profesioni dhe me angazhim intelektual edhe me te madh mund te arrihet ajo qe kerkohet nga nje mjek.

 

Сподели на: