Qendra e Simulimit Mjekësor organizon edukimin për punonjësit shëndetësor për modulin „Diagnostikimi, trajtimi dhe parandalimi i simptomave post-covid “ me ligjerues prof. Dr. Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive dhe doc. dr. Meri Kirijas InstitutipërImunobiologji dhe Gjenetikë Humane, nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup.
Regjistrimi për modulin bëhet në adresën e mëposhtme të emailit: msc@zdravstvo.gov.mk ose në telefon 02/3112276.
Hulumtimet shkencore tregojnë se 1 nga 5 pacientë që kanë kaluar covid-in kanë simptoma të vazhdueshme që zgjasin me javë, muaj, madje edhe vite pas sëmundjes akute.Zakonisht, simptomat fillojnë 4 ose më shumë javë pas infeksionit fillestar dhe përfshijnë simptoma të tilla si lodhje, dhimbje muskulore, simptoma të rënda të frymëmarrjes, kardiake, neurologjike, si dhe gjendje autoimune.
Në këto kushte mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të marrim masa parandaluese për të reduktuar shanset e infektimit, të ndjekim rekomandimet e imunizimit dhe të informohemi ekskluzivisht nga burime të verifikuara shkencore.