Pajisje të reja mjekësore bashkëkohore në Spitalin Klinik në Tetovë, me vlerë prej 61.000 eurosh, janë siguruar me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), kjo ishte arsyeja e vizitës së sotme të ministrit të Shëndetësisë dr.Bekim Sali.
Këto pajisje janë të destinuara për Repartin e Kirurgjisë Torakale, ndërsa përbëhen nga pompa infusionale, perfuzor, eho portable me sonde konvekse, aspiratorë për sukcion, aparat për drenazhe të vazhdueshme torakale dhe video bronkoskop fleksibil.
Kështu po vazhdon trendi i furnizimit me pajisje bashkëkohore në këtë spital klinik.