„UNË NUK MUND TË PRES” U SHËNUA PROCESI I ELIMINIMIT TË HEPATITIT

„Unë nuk mund të pres” është kryefjala me të cilën prej dy vitesh shënohet procesi i eliminimit të hepatitit, me qëllim që të theksohet nevoja për forcimin e luftës kundër virusit të hepatitit dhe testimin në kohë, si dhe nevoja për mjekim, si faktor më i rëndësishëm i rrezikut për shfaqjen e kancerit të mëlçisë.”

Këtë e theksoi në fjalimin e sotëm Ministri Sali në konferencën kushtuar eliminimit të hepatitit dhe reduktimit të kancerit të mëlçisë në vend dhe në Ballkan.

Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjithë faktorët e përfshirë, e publikoi Deklaratën e Parë Nacionale për luftën kundër kancerit, me theks të veçantë për kancerin e mëlçisë, dhe qasjen individuale në diagnozën dhe parandalimin e saj, si dhe në trajtimin dhe eliminimin e hepatitit C, por edhe imunizimin dhe trajtimin e hepatitit B.

Сподели на:

Related Posts