Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. Nga 1 nëntori vazhdojmë me implementimin e skriningut pa pagesë që do t’i përfshijë gratë e grupmoshës nga 45 deri në 69 vjeç, të cilat nuk kanë bërë mamografi gjatë dy viteve të fundit.” – theksoi ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali në tribunën e sotme me rastin e muajit tetor, i cili i kushtohet ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Diagnostifikimin në këtë fushë e përforcojmë edhe me tetë mamografë të rinj bashkëkohorë për institucionet shëndetësore publike në gjithë shtetin, për të cilat lidhja e marrëveshjeve është tashmë në fazën përfundimtare.