MINISTRI TË SHËNDETËSISË, DR. BEKIM SALI, U TAKUA ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË VENDIN TONË, SH. T., Z. FATOS REKA

Forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik, zbatimi i politikave globale dhe europiane, bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e shëndetësisë, si dhe zbatimi i objektivave të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm ishin temat e takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Sh. T., z. Fatos Reka. Ministri Sali dhe Ambasadori Reka diskutuam për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në disa segmente të sistemit shëndetësor, shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave dhe ndjekjen e trendeve moderne në shëndetësisë. Ministri e falënderoi Ambasadorin për vizitën, me shpresë që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Сподели на:

Related Posts