AKSION I PËRBASHKËT PËR PASTRIMIN E HAPËSIRËS NË KOMPLEKSIN E KLINIKAVE “NËNË TEREZA”

Shërbimi për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme në Qendrën Klinike dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot organizojnë aksion të përbashkët për të pastruar hapësirën në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Aksioni është realizuar me mbështetjen e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, “Parkingu i qytetit”, “Higjiena komubale”, “Parqe dhe gjelbërim” dhe deponia “Drislla”. Drejtoresha e Shërbimeve të Përbashkëta, Shkodrane Dardhishta informoi se aksioni ka filluar në orën 8 të mëngjesit dhe mbulon hapësirën në mes të të gjitha klinikave, në mbledhjen e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, rregullimin e gjelbërimit dhe pastrohen edhe hapësirat e pritjes, korridoret dhe ashensorët në klinika. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dezinfekton depot ku mblidhen mbeturinat komunale dhe mjekësore.

Сподели на:

Related Posts