Cila është mundësia e infeksionit të koronavirusit gjatë shtatëzanisë? Po sikur një grua shtatëzëne e shëndoshë të ketë një test pozitiv? A duhet të ndahem nga fëmija im nëse jam pozitiv për COVID-19? A mund të ushqej fëmijën me gji nëse kam koronavirus? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që çdo grua shtatëzënë i bën vetes gjatë pandemisë koronavirus.
Shoqata Ndërkombëtare e Gjinekologëve dhe Akushereve (ISUOG) dhe protokolli i botuar në 26 Mars 2020, publikuan pyetjet më të shpeshta në lidhje me COVID-19 dhe rreziqet e shtatëzënisë.
- Si duhet të sillen gratë shtatëzëna dhe a rekomandohet të bëhen kontrolle të rregullta antenatale?
– Kontrollet antenatale gjatë shtatëzënis janë veçanërisht të rëndësishme, jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për mirëqenien e foshnjës tuaj. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe të pandemisë aktive rekomandohet të zvogëloni numrin e ekzaminimeve të detyrueshme antenatale në shtatëzëni, por vetëm gjatë shtatëzënësisë normale dhe te gratë shtatëzëna që nuk kanë një të kaluar të keqe ose probleme të tjera shëndetësore – d.m.th. nuk kanë faktorë rreziku për shfaqje të mundshme patologjike gjatë shtatëzënis
2) Po sikur të kem të paktën një nga simptomat e këtij infeksioni ndërsa jam shtatëzëne?
– Nëse keni të paktën një nga simptomat e këtij infeksioni, duhet të paraqiteni tek mjeku juaj. Vëndoni gjithmonë një maskë para se të dilni nga shtëpia, mbani një distancë prej të paktën 2 metra nga pjesa tjetër, veçanërisht pasi të keni mbërritur në spital ose ambulancë dhe njoftoni më së miri ardhjen tuaj me telefon. Sigurohuni që të raportoni plotësisht simptomat tuaja dhe rreziqet e mundshme në anketën epidemiologjike.
3) Sa është e mundshme të infektohet me koronavirus një shtatëzëne?
– Ne kemi shumë pak publikime deri më tani, dhe si pasojë e informacioneve të pamjaftueshme për gratë shtatëzëna që u sëmurën nga COVID-19. Dëshmit e deritanishme tregojnë se numri i grave shtatëzëna që janë pozitive ose të sëmurë me COVID-19 është më i ulët se gratë e tjera të asaj moshe. Gratë me probleme të tjera shëndetësore, veçanërisht ato me sëmundje kronike të sistemit të frymëmarrjes, shtypje të lartë të gjakut, diabeti, kanë një rrezik më të lartë nga kjo sëmundje dhe për ta ekziston një protokoll i ndryshëm për monitorimin e shtatzënisë dhe lindjes.
4) Po sikur një grua shtatëzëne e shëndosh të ketë një test pozitiv?
– Shumica e grave shtatëzëna të shëndosha që kanë një test pozitiv për Covid 19, nëse nuk kanë simptoma ose simptoma të buta, duhet të kujdesen në shtëpi dhe të qëndrojnë në kontakt me gjinekologun dhe mjekun e tyre amë . Nëse simptomat e tyre fillojnë të përkeqësohen, shtrimi në spital është i nevojshëm.
5) A ka ndonjë ndryshim në pasojat për fetusin në cilën javë gestacionale, muaji i shtatëzënisë do të infektohet pacientja?
– Sa është e afërt sëmundja virale deri në datën e mundshme të lindjes, aq më i ulët është rreziku për fetusin. Rreziku më i madh për fetusin është i pranishëm nëse gruaja shtatëzënë infektohet me virus në fillim të shtatëzë nisë, sëmuret dhe rrezikohet për lindje të parakohshme.
6) A ekziston rreziku i anomalive strukturore dhe zhvillimore për fëmijën tim nëse jam pozitiv apo e infektuar me COVID-19 gjatë shtatëzënisë?
– Sipas të dhënave të publikuara , supozohet se nuk ka bartje nga nëna tek fetusi gjatë shtatëzënisë
Nuk ka asnjë indikacion se COVID-19 rrit rrezikun e anomalive të fetusit, megjithëse ne dimë vetëm për disa gra që kanë kontraktuar virusin gjatë organogjenezës, pra në tre muajt e parë të shtatëzënisë. Disa studime me viruse të ngjashme sugjerojnë që foshnja mund të mos rritet aq sa duhet në javën gestacionale. për të zhvilluar prapambetje të rritjes intrauterine (IUGR) pas një infeksioni të ngjashëm me COVID-19. Për shkak të zbulimit në kohë të këtyre komplikimeve, shumica e ekspertëve rekomandojnë të paktën një ultratingull gjatë javës së 2-të deri në javën e 4-t pas përfundimit të infeksionit për t’u siguruar që fetusi po zhvillohet mirë.
7) Cilat janë rreziqet gjatë lindjes së fëmijëve?
– Nëse keni COVID-19 dhe jeni në fazën aktive të lindjes së fëmijëve, për shkak të hipoksisë së mundshme (mungesës së oksigjenit) ose ndales gjatë lindjes, lindja spontane e vaginës mund të jetë e vështirë dhe në atë rast rekomandimet janë për të përfunduar lindjen me seksion cezarian. Aktualisht nuk ka asnjë arsye tjetër për të zgjedhur një seksion cezarian në vend të një lindje vaginale, kur nëna ka kovid -19, përveç nëse është një lindje e parakohshme ose ekziston ndonjë indikacion tjetër obstetrik për një prerje cezariane nga nëna ose fetusi.
8) A duhet të ndahem nga fëmija im nëse jam pozitiv për COVID-19?
– Shpesh rekomandohet që të qëndroni me fëmijën tuaj nëse ndiheni mirë. Disa rrethana mund të kërkojnë që të ndaheni nga fëmija juaj. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos transmetuar virusin tek fëmija juaj. Kjo bëhet më së miri duke larë duart mjaft gjatë dhe tërësisht përpara se të prekni fëmijën, për të mos prekur fytyrën e foshnjës, shmangni kollitjen ose teshtitjen afër foshnjës dhe vendosni një maskë të tipit FFP3 ose P100 kur kujdeseni për të. .
9. A mund të ushqej fëmijën me gji nëse kam koronavirus?
– Nga provat shkencore deri më tani disa gra shtatzëna të infektuara me koronavirus janë testuar dhe nuk është gjetur asnjë shenjë e virusit në qumësht. Pra, qumështi i gjirit duket i sigurt për foshnjën tuaj edhe nëse keni COVID-19. Por në të njëjtën kohë, duhet të keni kujdes që të mos transmetoni virusin tek fëmija juaj. Një tjetër mundësi e shkëlqyeshme është të vendosni maskë të tipit FFP3 ose P100, ose të shtrydhni qumështin tuaj dhe të keni dikë që nuk është i sëmurë të ushqejë fëmijën .