KANË DHURUAR PAISJE DHE MJETE FINANCIARE PËR MINISTRIN E SHËNDETËSIS PËR PËRBALLJEN ME KORONAVIRUSIN

Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohjen e saj për të gjitha kompanitë, individët, organizatat, institucionet, ambasadat që me donacione në pajisje, mjete financiare ku fondet ofrojnë mbështetje në përpjekjet e institucioneve shëndetësore për të trajtuar situatën me Kovid-19 në vend.

Falënderime të veçanta për dhurimet e konfirmuara nga Bashkimi Evropian me vlerë 4 milion euro dhe Shteteve të Bashkuara, e cila përmes USAID-it po dhuron 1.1 milion dollarë amerikanë për t’u marrë me koronavirusin.


Donacionet e pajisjeve dhe mallrave për Ministrinë e Shëndetësisë përfshijnë pajisje mjekësore për nevojat e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve, Klinikën për Neurokirurgji, KARIL, si dhe për institucionet e tjera të kujdesit shëndetësor: pajisjet e ventilimit mekanik, rengen aparatet, bronkoskopi, respiratorët etj. infuzomate,  EKG, defibrilatorë, aspiratorë thithjeje, monitorues të pacientëve për matje të shtypjes invazive, bateri për rengen aparate, pajisje laboratorike, maska oksigjeni, pulsoksimetra, kita për korona teste, aparate për pastrimin e ajrit, një sasi e konsiderueshme e syzeve, vizir, skafandera, maska, barna  dhe medikamente të nevojshme, materjal harxhues, si dhe pajisje jo mjekësore për nevoja të tjera kryesisht në Klinikën e Sëmundjeve Infektive – automjete, lavatriçe, tharëse, bojler për ujë të nxehtë, shtretër ,foli manovruese për  spital , peshqirë, shtrat, kozmetikë, ujë, aplikim softverësh.

Disa prej materialeve dhe pajisjeve tashmë kanë mbërritur, dhe disa janë porositur nga donatorët dhe pritet të arrijnë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në lokacione të tjera sipas nevojës javën e ardhshme.Përveç donacioneve në pajisje dhe mallra, fondet janë pranuar deri më tani në llogarinë e caktuar të Ministrisë së Shëndetësisë për dhurime në shumë prej 59,300,000 denarë.


Falënderojmë Ambasadën gjermane, kineze, zvicerane dhe amerikane për përkrahjen e tyre në formën e donacioneve, për dhurimet nga Turqia dhe Republika Çeke që kan aritur  përmes  SEP-it, më pas IGM Trade, Alkaloid AD Shkup, EVN Maqedoni, Video Lotarisë Shtetrore të Maqedonisë, Stopanska Banka AD Shkup , Komercijalna Banka AD Shkup, NLB Tutnska Banka, ATS Group, TV Total, Automobile Group, Automobile SK, Filip Moris, Makpetrol AD Shkup, Atlantic Group, Cementarnica Usje, OKTA, Grand eksport  DOOEL qumshtores së Bitolit,Ading ,SiT Maqedoni, uji Gorska, Nextsense, Europoint, Mozart bastoret, Agjencioni Audio-Visual , KIBS, Agjensia e Inteligjencës, Novonordisk, Sparkasse dhe Ohridska Banka, Kronberg and Schubert, Sava sigurimi, EMK DOOEL hidroelektranat e vogla ,Vauron,Leov,Ramstor,Lukoil,Reolek Total Engineering, Anthora Koçani, Ilinden AD Struga, General Electric, BiMek, Sanofi, Avicenna, Lek Shkup DOOEL, Rosh Maqedoni, Eurofarm, Teddy Company, Fitopfarm, Mak Medica, Vitaminka Prilep, Makprogres , Skopster , Makaus,Lajfvoç,Tinex,Linea,Rotary Club, Alanser, Qyteti i Shkupit, Komuna Tina Studenicani, Deni International, Hrilivel Shkup, Fas Vas Vasko, Shoqata e Shoferëve Ohër, CVO Broker Ohër, Avokat Ivan Simonovski, ImamgePR, Kara Construction, Pord Mashino Projekt, Aptiv, Ertiksko ,Eterna, Zobec Mining, 360 gradë, shoqata Medarsko,Matica,Gicko  donatorë individualë, por edhe të gjithë ata individë dhe kompani që dhurojnë drejtpërdrejt në institucione të tjera shëndetësore dhe grupeve të ndryshme të popullsisë.


Lista e donatorëve të botuar këtu përfshin donatorë të cilët kanë kontaktuar drejtpërdrejt Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë nënshkruar një marrëveshje donimi, d.m.th. tashmë kanë dhuruar mallra ose fonde.

Një numër ndërmarrjesh kanë shprehur interes për donacione dhe ato do të njoftohen pas realizimit të donimit, pra pas nënshkrimit të një marrëveshje donimi.


Për të gjithë individët ose kompanitë e interesuara për të dhuruar pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore ose materjale ndihmëse mjekësore  si dhe çdo mjet tjetër, mallra dhe shërbime të kërkuara për t’u marrë me koronavirus (2019-nCov), ata mund ta bëjnë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë. Udhëzime specifike për procedurën e donacioneve mund të merren duke kontaktuar personin përgjegjës në adresën e e-mail: sandra.velovska@zdravstvo.gov.mk.


Llogaritë e synuara të dhurimit të Ministrisë së Shëndetësisë mund të gjenden :

Сподели на:

Related Posts