EDHE REZULTATI I TESTIMIT TË DYTË I MINISTRIT TË SHËNDETËSIS FILIPÇE ËSHTË NEGATIV PËR KORONAVIRUSIN

Ministria e Shëndetësisë informon se rezultati i dytë i testimit të Ministrit të Shëndetit Doc. Dr Venko Filipçe është negativ për koronavirusin.

“Sot kam marrë rezultatin e testit tim të dytëpër kovid-19, i cili gjithashtu si i pari, është negativ për virusin. Kjo përfundon praktikisht izolimin tim 14-ditor, të cilin e bëra me iniciativën time, edhe pse epidemiologët nuk më konsideruan në rrezik. Për dy javët e kaluara, unë kam bërë të gjithë punën time në izolim dhe duke mbajtur takime të rregullta në internet me Komisionin e Sëmundjeve Infektive, mjekë në institucionet e kujdesit shëndetësor, me kolegët qeveritarë dhe me mediat, dhe gjithëka ka funksionuar në mënyrë të përsosur. Që nga sot, unë do të vazhdoj me mënyrën e zakonshme të punës në Ministrinë e Shëndetësisë. Unë vazhdoj të menaxhoj të gjitha aktivitetet e ministrisë dhe situatën me koronavirusin në vend. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre ”, tha Ministri Filipçe.

Сподели на:

Related Posts