SOT JANË KONFIRMUAR 8 RASTE TË REJA TË COVID-19, TË RIKUPERUAR JANË 21 PACIENTË ,1 PACIENTE NDËRROI JETË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 21 pacientë të rikuperuar në: Shkup-8, Kumanovë-6, Prilep-2, Tetovë-1, Veles-1, Kocanë-1 dhe Makedonski Brod-1.

Në Spitalin “8 Shtator” ndërroi jetë një paciente 59 vjeçare nga Tetova, e cila ka qenë 15 ditë në gjendje të rëndë dhe në pajisje për frymëmarrje -respirator .

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime , dhe janë konfirmuar 8 raste të reja të Covid-19, në: Shkup-3, Manastir -1, Veles – 4 .

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1526, numri i pacientëve të rikuperuar është 1013, numri i të ndjerëve është 86, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 427.
Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:
Shkup – 515
Kumanovë – 401.
Dibër – 51.
Shtip-34
Prilep –159.
Tetovë – 90
Strugë – 67
Veles – 81
Manastir –19
Ohër –15.
Kavadar- 5.
Gostivar –17.
Gjevgjeli – 4
Strumicë – 2.
Kriva Palankë-5
Radovish – 4
Krushevë – 3
Kocanë – 31
Probishtip – 2.
Kërçovë – 2
Negotinë -9 (* 7 persona të infektuar në Njësin Rajonale Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
Demir Hisar – 1
Makedonski Brod -2
Pehçevë- 2.
Delçevë-1.
Valandovë -1
Vinicë – 2
Kratovë-1

185 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-79, Fakultetit të Veterinarisë- 3, Avicena – 9, Biotek-33, Filip i Dytë (Zhan Mitrev)–27, Sistina me metodë PCR –17 dhe MANU -17. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 17.544 testime për Covid-19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile u pranuan 11 pacientë të rinj ,8 prej tyre u transferuarn në Spitalin “8 Shtator” dhe gjithësej janë të hospitalizuar 41 pacientë. Me mbështetje të oksigjenit janë 19 pacientë dhe në ventilim mekanik është 1 pacientë.

Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtator” 4 pacientë të rinj u pranuan, dhe gjithësej janë të hospitalizuar 14 pacientë. Në pajisje për frymëmarrje-respirator janë 3 pacientë, dhe 4 pacientë të tjerë kanë një pasqyrë klinike të rëndë.
Në Spitalin e Manastirit po mjekohen 4 pacientë, dhe gjendja e 2 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak.
Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 4 pacientë , dhe gjendja e 3 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .

Në departamentet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë, janë hospitalizuar gjithësej 52 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid -19

Сподели на:

Related Posts